Kryetari i ri i Vushtrrisë largon gurët e vendosur nga qeverisja e kaluar
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përcjellur heqjen e disa gurëve që u vendosën nga qeverisja e ish-kryetarit Xhafer Tahiri.
“Pengesat për qytetarët do të largohen. Siç edhe kam premtuar, gurët të cilët janë vendosur në disa pjesë të qytetit e që kanë penguar lëvizjen e qytetarëve, e që ishte kërkesë direkte e tyre kam marrë vendimin që të largohen”, tha Idrizi.
Këta gurë ishin vendosur në skaje të rrugës e cila u rregullua në kuadër të projektit “Ecje në histori” në qytetin e Vushtrrisë ku edhe ishte bërë shtrimi me kalldrëm.
Ky projekt është realizuar në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës nga UN-Habitat, PAX-CBM dhe SIDA në Vushtrri.
Ai parashihet të jetë pjesë përbërëse e konservimit të zonës historike të qytetit të Vushtrrisë e cila do të lidhet me sheshin “Kolonel Ahmet Kransiqi” dhe sheshin “Hasan Prishtina”, shkruan Vushtrriapress, transmeton Klankosova.tv.

























