Reagon drejtori i ri në spitalin e Gjakovës
BKT
   Komunat

Reagon drejtori i ri në spitalin e Gjakovës

Reagim lidhur me artikullin “‘Privatizohet’ Spitali i Gjakovës, u.d. drejtori i bën shefa bashkë aksionarin e spitalit privat dhe dhëndrin e tij” publikuar në portalin gazetashneta.net me date 20.12.2021

Reagimi i plotë:

Dr. Ardian Jusufi, UD. Drejtor i Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë

Në cilësinë e UD Drejtorit  Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës dhe një profesionisti me kontribut të gjatë në sektorin e shëndetësisë në Gjakovë dhe përgjithësisht në Kosovë, dëshiroj të bëjë ketë reagim lidhur me artikullin me titull “‘Privatizohet’ Spitali i Gjakovës, u.d. drejtori i bën shefa bashkë aksionarin e spitalit privat dhe dhëndrin e tij” të publikuar në portalin gazetashneta.net me date 20.12.2021.

Së pari dëshiroj të theksoj se detyrën e UD të Drejtorit Ekzekutiv e kam pranuar me shumë përgjegjësi dhe plotësisht i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat aktualisht ballafaqohet sektori i shëndetësisë si në Gjakovë ashtu edhe në mbarë Kosovën, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të këtij sektori, që është rënduar edhe më tutje nga pandemia COVID-19.

Rrjedhimisht, vendosjen time në këtë pozitë e shoh si përgjegjësi të madhe por edhe obligim për të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme për funksionalizimin e Spitalit të Gjakovës për t’iu përgjigjur sfidave më të cilat jemi duke u ballafaquar. Ndryshimet në staf janë vetëm një pjesë, megjithëse pjesë e rëndësishme, e ndryshimeve të cilat aktualisht jam duke i implementuar për tejkalimin e këtyre sfidave.

Lidhur me aludimet e bëra në këtë artikull, dëshiroj të theksoj si vijon:

1. Lidhur me emërimin e shefit të repartit të urologjisë dua të theksoj se unë aktualisht nuk jam bashkë-aksionar në cilindo spital privat apo çfarëdo organizate tjetër.

2. Lidhur me emërimin e shefit të repartit të gjinekologjisë, konsideroj se kam vepruar në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore dhe nevojat e spitalit në këtë kohë.

3. Lidhur me emërimin e shefit të repartit të ortopedisë, konsideroj se kam vepruar në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore dhe nevojat e spitalit në këtë kohë.

4. Lidhur me referimin në këtë artikull në hulumtimin e kryer nga Gazeta Blic në vitin 2016 për rastin në spitalin MiM, kjo çështje tashmë është shqyrtuar ne detale nga institucionet përkatëse dhe është e mbyllur.

Në fund, dëshiroj të ritheksoj se jam i hapur për bashkëpunim më cilindo person ose institucion që ka interesim për avancimin e gjendjes së Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë dhe ti përgjigjem çfarëdo pyetje ose çështje që mund të ngritet nga cilido institucion lidhur me veprimet që kam ndërmarrë për avancimin e gjendjes së Spitalit “Isa Grezda” dhe tejkalimin e sfidave aktuale ne përputhje te plotë me rregulluat dhe parimet e përcaktuara në legjislacionin e aplikueshëm, duke përfshirë Nenin 5 të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi.

 

Dr.Ardian Jusufi

U.D. Drejtorit Ekzekutiv                                                                                                                  Dt.21.12.2021

SP Gjakove

 


MË SHUME NGA    Komunat