PDK propozon Antigona Bytyqin për kryesuese të Kuvendit Komunal në Prizren
BKT
   Komunat

PDK propozon Antigona Bytyqin për kryesuese të Kuvendit Komunal në Prizren

Në një njoftim për media thuhet se ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asamblistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren. 

Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë.

Ndryshe, mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit mbahet të enjten më 23 dhjetor. 


MË SHUME NGA    Komunat