Pas tregolëshit, Arteta i impresionuar me sulmuesin e ri anglez
Arsenali mposhti me rezultat të thellë Sunderlandin të martën mbrëma, duke përfshirë një tregolësh të Eddie Nketiah, për të prekur gjysmëfinalen në Kupën Carabao.
Pas perfmorancës së jashtëzakonshme të anglezit mbrëmë, Arteta ka thurrur lavde për sulmuesin.
Arteta beson se Eddie Nketiah po “bëhet gjithnjë e më mirë çdo ditë e më shumë” pasi ai shënoi tregolashëshin e tij të parë për seniorë teksa mposhtën Sunderlandin.
Reprezentuesi i Anglisë U-21 i dërgoi “Gunners” në gjysmëfinalen e Kupës Carabao dhe spanjolli është i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet.
“Sa herë që kemi luajtur me të, ai është përgjigjur me gola, me asistime, me ritmin e punës dhe vazhdon ta bëjë këtë. Ai po bëhet gjithnjë e më i mirë çdo ditë”, tha Arteta për ‘Arsenal Media’.
“Ai ka erën e golave. Ai e di se ku do të zbresë topi, kohën e tij, lëvizjen e tij rreth zonës, kapacitetin që ka për të përfunduar me [finalizime] të ndryshme si sot. Ne jemi vërtet të lumtur me të”, u shpreh spanjolli.
Ndërkohë pas ndeshjes u prononcua edhe vetë protagonisti kyresor i ndeshjes, duke qenë mjaft i lumtur që realizoi tregolëshin e parë të tij në karrierën e tij seniore.
“Është e mahnitshme,” tha ai. “Është e mrekullueshme të kalosh në raundin tjetër dhe padyshim e bukur të shënosh një ‘hat-trick’ në këtë proces.
“Unë jam shumë mirënjohës për shokët e mi për asistimet dhe jam mirënjohës që jam atje për të kontribuar.
“Është një ndjenjë e ndryshme [për debutimin tim kundër Norwichit], por ajo natë do të jetojë gjithmonë gjatë si një kujtim i veçantë. Është një tjetër për t’i shtuar koleksionit dhe padyshim që është bukur të bëj ‘hat-trick-un’ tim të parë për seniorët dhe tani po kërkoj edhe për më shumë.
“Familja ime ishte këtu duke parë dhe ta ndaj atë moment me tifozët është e mrekullueshme për mua, dhe djemtë kanë nënshkruar [topin e ndeshjes] kështu që unë do ta mbaj dhe do ta kujtoj atë. Është një moment i mirë”, ka përfunduar sulmuesi 22 vjecar.























