Gjobiten 142 vozitës në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjobiten 142 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë gjobitur 142 vozitës, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 46 për parkim të parregullt.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota