Arrihet marrëveshja, Dembele edhe pesë vite te Barcelona
BKT
Sport

Arrihet marrëveshja, Dembele edhe pesë vite te Barcelona

Barcelona ka arritur marrëveshje me sulmuesin Ousmane Dembele për rinovimin e kontratës.

Francezit që i skadon kontrata në verë, raportohej se do largohej me Newcastle United që ishte gati t’i ofronte pagë shumë të lartë.

Sidoqoftë, “Sport”, raporton se Barcelona ka arritur marrëveshje me sulmuesin për t’ia rinovuar kontratën.

Dembele edhe ka pranuar që të zbres pagën dhe plani i klubit është ta bëjë zyrtare në javën tjetër.

Ndërkohë, pos kësaj, Barcelona në ditët në vijim do kompletojë edhe transferimin e sulmuesit Ferran Torres nga Manchester City.