15 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore
BKT
Rajoni dhe Bota

15 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

269 raste të tjera me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.

Ndërsa 353 të infektuar fituan betejën kundër virusit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 222.333, prej të cilëve 209.291 janë shëruar.

Maqedonia Veriore po ashtu ka regjistruar 15 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 7.868 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i epidemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.562.088 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.449 teste të kryera brenda ditës së fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.174.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota