Rryma s’e lejon mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Malishevës
BKT
   Komunat

Rryma s’e lejon mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit të Malishevës

Kuvendit Komunal i Malishevës do të mblidhej sot për të zgjedhur kryesuesin e legjislativit.

Por, kjo gjë u pamundësua për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Për këtë shkak, kjo mbledhje u shtye për një tjetër ditë.

Hajdin Berisha, anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal të Malishevës për Klankosova.tv tha se zgjedhja e kryesuesit do të bëhet të martën.

“Mbledhja e sotme u anulua për shkak të ndërprejes së rrymës, por mbledhja e radhës është caktuar për ditën e martë në orën 10:00”, tha ai.

Ky Kuvend Komunal afatin e fundit për zgjedhjen e kryesuesit e ka me 1 janar, njofton Klankosova.tv.

Berisha tha se kjo të ndodh para afatit të caktuar për zgjedhjen e kryesuesit të legjislativit.

“Zgjedhja e kryesuesit të legjislativit do të ndodh para afatit të fundit, pra para 1 janarit. Po besoj që do të përfundoi të martën. Nisma Socialdemokrate si parti fituese nuk e synon domosdoshmërisht fituesin, prandaj mendoj se nuk do të kemi probleme në përzgjedhjen e tij”, tha Berisha.


MË SHUME NGA    Komunat