21:06 / 25.12.2021
Southgate: 2021 vit i jashtëzakonshëm për Anglinë
Gareth Southgate i ka bërë një bilanc ecurisë së kombëtares angleze në vitin 2021, duke e cilësuar si një vit të jashtëzakonshëm pavarsisht humbjes në finalen e Europianit ndaj Italisë.
“ Mendoj që 2021 ka qenë një vit i shkëlqyer, në mendjen tonë do të mbetet gjithmonë finalja e humbur ndaj Italisë, por progresi i skuadrës gjatë këtij viti ka qenë i jashtëzakonshëm. Na mungonte një finale prej 55 vjetësh dhe ishte e para për ne një kampionat europian, ka shumë arsye për të qenë krenar dhe unë jam”, deklaroi Southgate, transmeton SS.























