Rama diskuton me policinë për për lirimin e hapësirave publike
BKT
   Komunat

Rama diskuton me policinë për për lirimin e hapësirave publike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me zëvendëskomandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili, me të cilin ka diskutuar për lirimin e hapësirave publike.

“Me theks të veçantë biseduam për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpeshherë nuk punojnë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet”, ka shkruar Rama në Facebook.


MË SHUME NGA    Komunat