199 shkelje në trafik për 24 orë vetëm në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

199 shkelje në trafik për 24 orë vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 199 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, shkruan Alsat.

Prej tyre: 33 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 41 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 17 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 12 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 37 të tjera për parkim të parregullt.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota