PSRK akuzon një grua për pjesëmarrje në “ISIS”
Sharr Travel

PSRK akuzon një grua për pjesëmarrje në “ISIS”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehurës me inicialet S.SH., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Speciale, njofton se e pandehura S.SH., me paramendim, me dashje dhe duke bërë përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj, shtetas turk, nga Gjermania për në Turqi dhe, më pastaj, përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri, ku është angazhuar përmes ndihmës logjistike në organizatën terroriste ‘’ISIS’’.”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, vepra penale me të cilën ngarkohet S.SH., nga neni 143, paragrafi 2 i KPRK-së dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet. /BetimipërDrejtësi