Therje me thikë në sheshin e Prishtinës, policia jep detaje
BKT
   Komunat

Therje me thikë në sheshin e Prishtinës, policia jep detaje

Një person ka mbetur i plagosur nga një therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas konfirmimit bëhet e ditur se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti

“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. 
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. 
Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA    Komunat