Mbyllen dy lokale në Pejë, shkaku i mosrespektimit të masave anti-Covid
BKT
   Komunat

Mbyllen dy lokale në Pejë, shkaku i mosrespektimit të masave anti-Covid

Moszbatimi i masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Pejë të mbyll dy lokale.

“Po janë mbyllur dy lokale pasi që kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e fundit të  Qeverisë”, ka thënë zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi për Telegrafin.

Sipas tij, edhe pse jemi në festa të fundvitit, qytetaret dhe operatoret ekonomikë duhet të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi. 


MË SHUME NGA    Komunat