Tsipras: 2022 duhet dhe mund të jetë viti i ndryshimit
BKT
Rajoni dhe Bota

Tsipras: 2022 duhet dhe mund të jetë viti i ndryshimit

Viti 2022 mund dhe duhet të jetë viti i ndryshimit që një qeveri progresive do të kthejë timonin drejt drejtësisë sociale dhe forcimit të shtetit social, mbrojtjes së punës dhe mbrojtjes së pakicës nga pandëshkueshmëri e shumicës”, deklaroi kreu i SYRIZA-Aleancës Progresive Alexis Tsipras për gazetën “Efimerida ton Syntakton”, duke theksuar se ky është objektivi i partisë së tij.

Tsipras vuri në dukje se, 2022 duket se do të jetë një vit i vështirë dhe se beteja me pandeminë do të vazhdojë pavarësisht nga propaganda qetësuese dhe triumfuese e qeverisë, ndërsa rritja e çmimeve nuk do të ulet me lavdërimet e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

“Vija kryesore ndarëse mes të djathtës dhe të majtës, konservatorizmit dhe progresit është kondensuar në vetëm një kërkesë : Zgjedhjet dhe ndryshimet politike”, tha Tsipras./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota