Totaj e mbyll vitin me takime me bashkatdhetarët
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar dje një numër bashkatdhetarësh në Shtëpinë e Bardhë në Prizren.
Totaj ka falënderuar ata për kontributin e tyre për Kosovën e për Prizrenin, teksa u ka uruar atyre festat e fundvitit duke iu uruar ditë përherë e më të mira.
Këtu keni statusin e tij të plotë.
“Ditën e djeshme e përmbylla me takimin e falenderimit me bashkatdhetarë. Festat e fundvitit dhe gjithë festat tjera bëhen më të veçanta e më madhështore me ardhjen e bashkëatdhetare. Secilin veç e veç, ju falenderoj nga zemra për kontributin tuaj, dashurinë e pashterrshme që e keni për Kosovën e Prizrenin dhe që nuk rreshtni të ndihmoni e të punoni për këtë vend. Prandaj, edhe njëherë ju uroj festat të gjithëve me shëndet, lumturi, mirësi e begati në familjet tuaja dhe të kemi përherë ditë më të mira. Gëzuar”, ka shkruar Totaj në Facebook.























