12:46 / 03.01.2022
Omicron dominon në Greqi, paralajmërojnë ekspertët
Varianti i Omicron i COVID , po dominon çdo ditë e më shumë në Greqi, ku zona më e prekur mbetet Atika.
Ekspertët kanë theksuar se kjo ndodh për shkak të transmetueshmërisë së lartë të këtij mutacioni, ndërsa kanë paralajmëruar se vendi mund të përballet me më shumë se 80, 000 infektime në ditë.
Mund të thuhet se varianti Omicron përbën rreth 60% të rasteve n Greqi.
Demosthenes Sarigiannis, ka theksuar se periudha 16-20 janar mund të ketë një kulm të rritjes së rasteve me COVID.
‘Besoj që numri mesatar i rasteve në javë do të jetë rreth 60,000- 65, 000 të prekur, ndërsa numri maksimal mund të arrijë në rreth 80, 000 raste në një ditë’, theksoi ai, ndërsa shtoi se po ashtu mund të ketë presion në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë ./bw























