Hamza shpreh ngushëllime familjes Syla
BKT
   Komunat

Hamza shpreh ngushëllime familjes Syla

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime familjes Sya duke thënë se kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Telegrami i plotë:

Telegram ngushëllimi nga kryetari Hamza për familjen Syla

E nderuar familje Syla,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj, doajenit të gazetarisë, dhe zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.

Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj.

Kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Bashkëndjej me ju, miqtë dhe mbarë komunitetin e gazetarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.


MË SHUME NGA    Komunat