Rekord në Kroaci, mbi 8500 të infektuar dhe 32 të vdekur nga koronavirusi
BKT
Rajoni dhe Bota

Rekord në Kroaci, mbi 8500 të infektuar dhe 32 të vdekur nga koronavirusi

Kroacia sot ka shënuar rritje rekord të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave më të fundit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8587 raste dhe 32 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Siç thuhet, në spital janë 1841 persona, ndërsa me aparate respiratore 230 pacientë, raporton index.hr.

Kujtojmë se një numër i madh i të infektuarve ishte regjistruar edhe të martën, por dukshëm më pak se sot – 5845 raste.

Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar 736 mijë raste ndërsa kanë nderuar jetë 12731 njerëz.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota