11:26 / 06.01.2022
Zyrtare: Arrihet marrëveshja VV-PDK në Gjilan
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjilan.
Këtë e konfirmoi për Paparacin ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan Riad Rashiti, i cili tha se janë dakorduar që kjo parti të marrë pozitën e nënkryetarit dhe katër drejtori.























