Hamza priti në takim Ambasadorin Joern Rohde
BKT
   Komunat

Hamza priti në takim Ambasadorin Joern Rohde

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, në këtë takim është diskutuar për çështje të ndryshme, me theks të veçantë për nxitjen e zhvillimit ekonomik në qytetin e Mitrovicës.

Tutje në njoftim thuhet se Hamza i shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale Gjermane ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa Ambasadori Rohde e falënderoj për mikpritjen që i është bërë gjatë vizitës së tij në Mitrovicë.

 


MË SHUME NGA    Komunat