Ambasadori gjerman flet pas takimeve që pati me Hamzën e Ramën
BKT
   Komunat

Ambasadori gjerman flet pas takimeve që pati me Hamzën e Ramën

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka takuar sot kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, si dhe atë të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Në një postim në Twitter, Rohde ka thënë se qëllimi i vizitës ishte që t’i uronte ata për pozitat e kreut të komunës.

Ai ka thënë se ka shumë mundësi për bashkëpunim kulturor, ekonomik dhe social që do të përmirësonin jetën e qytetarëve.

“Urova kryetarët e sapozgjedhur të Prishtinës, dhe Mitrovicës, Përparim Ramën e Bedri Hamzën. Shumë mundësi për bashkëpunim kulturor, ekonomik dhe social që do të përmirësonte jetën e qytetarëve. Perpsektivë emocionuese gjithashtu edhe për “ManifestaDotORG” që do të vijnë në Prishtinë”, ka shkruajtur ai.


MË SHUME NGA    Komunat