09:34 / 07.01.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut, reshje bore në vende malore
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me reshje bore në vende malore dhe reshje shiu në gjithë territorin e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Erë e lehtë veri-perendimore do të fryej në vend, ndërsa shpejtësia e erës do të jetë 5 km/h.
Temperatura ditore do të leviz prej 2 deri në 8 gradë Celsius.
Gjatë ditëve në vazhdim, temperaturat do të jenë më të ulëta dhe me reshje të shiut.























