Tottenham ‘harron’ Kulusevski-n, preferon McKennie
BKT
Sport

Tottenham ‘harron’ Kulusevski-n, preferon McKennie

Klubi anglez, Tottenham shpreson të nënshkruajë me futbollistin e Juventusit, Weston McKennie nga Juventusi pasi dështoi marrëveshja me Dejan Kulusevski, raportojnë mediet italiane.

Siç raportohet, ‘Spurs’ u përpoqën të bëjnë shkëmbimin e Giovanni Lo Celso me suedezin Kulusevski, por Juve kërkon 35 milionë euro për të.

Por, tani skuadra e Antonio Contes preferon sulmuesin e torinezëve McKennie në shkëmbim me Tanguy Ndombele.