12:52 / 09.01.2022
Covid-19 i “jep” Berishës fanellë titullari ndaj Fiorentinës
Situata e covid-19 në Seria A është e shumë delikate, teksa shumë lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve të skuadrave janë të infektuar me variantin e ri “Omicron”.
Por kjo situatë duket se i ka sjellë fat portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili aktivizohet me Torinon.
Portieri titullarë i skuadrës, Vanja Milinkovic-Savic është i infektuar me Covid-19 dhe është i izoluar, në këto kushte trajneri Juric është i detyruar të aktivizojë gardianin shqiptarë në katërkëndëshin e portës që nga minuta e parë në ndeshjen e ditës së nesërme kundër Fiorentinës, me Berishën që do kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë për të fituar pikë në syrin e teknikut kroat.























