Nottingham mposht Arsenalin dhe e eliminon nga FA Cup
BKT
Sport

Nottingham mposht Arsenalin dhe e eliminon nga FA Cup

Ka përfunduar ndeshja e fundit e ditës së sotme në FA Cup mes Nottingham dhe Arsenal, ku ky i fundit është eliminuar nga kjo garë.

Skuadra e Nottingham Forest ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Arsenalit, përmes golit të shënuar nga sulmuesi Lewis Grabban, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes, të fitores dhe të kualifikimit tutje për skuadrën e tij Grabban e shënoi në minutën e 83’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Nottingham vazhdon në raundin e katërt të FA Cup, ku aty e pret skuadra e Premier Ligës angleze Leicester City.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Nottingham.