Mësimdhënësit e nxënësit e “Sami Frashërit” janë vaksinuar
BKT
   Komunat

Mësimdhënësit e nxënësit e “Sami Frashërit” janë vaksinuar

Mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet janë vaksinuar, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i shkollës Daut Selimi.

Ai më tej ka bërë të ditur se mësimi në këtë shkollë në gjysmëvjetorin e dytë ka nisur me prezencë fizike dhe se gjithçka po shkon sipas planit.Selimi ka shtuar se një nxënës është i infektuar me Covid-19 dhe se po trajtohet në shtëpi.

“Ne kemi filluar mësimin normalisht. Pothuajse të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit janë të vaksinuar”.

“Momentalisht një nxënës është pozitiv me Covid. Por është duke qëndruar në shtëpi derisa ta kalojë virusin”, tha ai për EO.

Mësimi na nisur në të gjitha shkollat e vendit pas dhjetë ditësh pushim dimëror. Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq tha se në disa raste mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.

Ndryshe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron dhe se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj ka apeluar te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurse në Kosovë janë 1 mijë e 552 raste aktive me COVID-19.


MË SHUME NGA    Komunat