Shaqir Totaj publikon emrat e drejtorëve në Komunën e Prizrenit
BKT
   Komunat

Shaqir Totaj publikon emrat e drejtorëve në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive të cilët do të përbëjnë ekzekutivin komunal.

Nga gjithsej 13 drejtori, Totaj sot gjatë ditës ka emëruar 11, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.

Drejtorët e emëruar janë:

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës - Luljeta Veselaj Gutaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike - Çelë Lamaj

Drejtoria e Administratës - Edin Shehu

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor - Pranverim Berisha

Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë - Senxhar Karamuço

Drejtoria e Shëndetësisë - Burbuqe Berisha

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Bexhat Bytyqi

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik - Lirija Bytyqi

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Adem Morina,

Drejtora e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Vjollca Kabashi

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë - Ramize Shala


MË SHUME NGA    Komunat