Infektohet me COVID-19 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
BKT
   Komunat

Infektohet me COVID-19 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është infektuar me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga vet ai, duke thënë se ndihet mirë dhe nuk ka asnjë simptomë.

Ai tha se është izoluar me të kuptuar se ka pasur kontakt me persona që kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kishte anuluar të gjitha takimet e parashikuara.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, njoftoi Rama.

 


MË SHUME NGA    Komunat