17:10 / 11.01.2022
Serbi: 22 persona të vdekur dhe 13 mijë e 693 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 22 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Po ashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, janë shënuar 13,693 raste të reja.
Sipas mediave serbe thuhet se që nga shfaqja për herë të parë të virusit në Serbi, është regjistruar numër pesëshifror i të infektuarve, transmeton Klankosova.tv.
Numri i përgjithshëm i pacientëve me aparate respiratore është 86.























