Klopp i bindur që Salah do ta rinovojë kontratën e re
BKT
Sport

Klopp i bindur që Salah do ta rinovojë kontratën e re

Trajneri i Reds beson se e ardhmja e egjiptianit është në ekipin e tij

Jurgen Klopp insiston që Liverpool dhe Mohamed Salah janë në rrugë të mirë që e ardhmja e sulmuesit të jetë në klub, derisa negociatat për një kontratë të re do të vazhdojnë. 

Salah ka vetëm 18 muaj në kontratën e tij dhe bisedimet për të ardhmen e tij në Liverpool kanë fituar vëmendje këtë javë pasi që ai bëri një intervistë me GQ, ku e bëri të qartë se ai nuk “po kërkon” që klubi “të bëjë gjëra të klubit”.

E ardhmja e 29 vjeçarit në Liverpool ka qenë në qendër të vëmendjes shumicën e këtij sezoni, me Klopp që është pyetur për situatën e lojtarit edhe këtë të mërkurë.

“Nuk ka asgjë të papritur në këtë rast”, tha Klopp gjatë konferencës për shtyp të mërkurën para ndeshjes në Kupën e Ligës me Arsenalin, transmeton GazetaExpress.  

“E di që Mo dëshiron të qendrojë. Ne dëshirojmë që Mo të qendrorë. Ja ku jemi. Kjo merr kohë”.

“Unë mendoj që ai është në vendin e duhur. Jam shumë pozitiv për këtë. Fansat nuk janë kaq nervoz sa jeni ju (mediat)”.

“Ata e njohin klubin dhe i njohin njerëzit që merren në këto gjëra. Ne nuk mund të themi asgjë për këtë gjë”.

Forma e mirë e Salah

Salah është për momentin golashënuesi më i mirë këtë sezon, me 20 gola të shënuara dhe po ashtu është një ndër të parët me asiste bashke me bashkëlojtarin e tij Trent Alexander-Arnold.

Fituesi i Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve për momentin është në grumbullim me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Ai ishte pjesë e humbjes në ndeshjen e parë kundër Nigerisë këtë të martë.