16:51 / 13.01.2022
Ramosaj emëron Ramë Melaj drejtor të Urbanizmit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka emëruar drejtor të Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtjes së Mjedisit Ramë Melaj.
“Rama është inxhinjer i ndërtimtarisë, disa mandate drejtor i kësaj drejtorije, ku ka treguar përkushtim, profesionalizëm e sukses në menaxhim. Rsma do ta ketë mbështetjën time të plotë në realizimin e projekteve të dobishme dhe të nevojshme për qytetarët”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.























