Bulliqi ndan nga 500 euro familjeve të tri viktimave që vdiqën në aksident
   Komunat

Bulliqi ndan nga 500 euro familjeve të tri viktimave që vdiqën në aksident

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që t’i ndahen nga 500 euro familjeve të tri viktimave që humbën jetën në aksidentin në Lupç të Podujevës.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga vetë Bulliqi, duke thënë se ndarja e këtyre mjeteve financiare të mund t’iu shërbejë familjarëve të viktimave në mbulimin e shpenzimeve të cermonive mortore, përcjell lajmi.net.

“Familjeve të tri viktimave që pësuan në aksidentin tragjik në Lupç gjatë javës së kaluar, si kryetar i Komunës kam ndarë nga 500 euro për familjet e viktimave, në mënyrë që sado pak t’ju ndihmojmë familjeve t’i mbulojnë shpenzimet e ceremonive mortore”, ka bërë të ditur ai me anë të një postimi në ‘Facebook’.

Nga aksidenti në Lupç kanë humbur jetën tre persona ndërsa tetë nga ta janë lënduar.