14:27 / 14.01.2022
Torino blen Mohamed Fares nga Lazio
Mohamed Fares është lojtari më i ri i Torinos. Lajmin e ka bërë vetë zyrtar klubi granata përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare.
“Torino është i lumtur të njoftojë që ka blerë nga Lazio përkohësisht, me mundësinë e transferimit përfundimtar, kartonin e futbollistit Mohamed Fares.
I gjithë klubi i Torinos pret me shumë ngrohtësi Fares. Punë të mbarë, Forza Toro!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Mohamed Fares është në pronësi të Lazios, por sezonin e fundit ka qenë i huazuar te Genoa.























