14:31 / 14.01.2022
Gjokoviqi sërish do të dërgohet në mbajtje
Tenisti serb, Novak Gjokoviq të shtunën do të dërgohet sërish në mbajtje.
Gjokoviq do të kalojë më shumë kohë në mbajtje, derisa sfida e tij ligjore vazhdon në gjykatë.
Atij iu anulua viza për here të dytë, nga autoritetet australiane, për shkak se është i pavaksinuar, shkruan “The Mirror”.
Ai do të intervistohet të shtunën në orën 08:00 të mëngjesit, nga zyrtarë të Forcave Kufitare Australiane, në zyrat e tij të avokatëve.























