Edhe Elshani largohet nga ‘Nikli’
BKT
Sport

Edhe Elshani largohet nga ‘Nikli’

Mesfushori Qemail Elshani është futbollisti i radhës që largohet nga skuadra e Feronikelit në këtë afat kalimtar.

Lajmin e ka bërë vet Elshani nëpërmjet një postimi në “Facebook”, raporton ER.

“Nuk do të jem pjesë e FC Feronikeli. Falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuam këto gjashtë muajt e fundit mes shumë sfidave e tentimeve pafund. Klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Elshani.