16:37 / 14.01.2022
Zyrtarja shtatzënë mbeti e ngujuar në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë
Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar për më shumë se një orë në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Nysret Arifi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar në ashensor për më shumë se një orë, u dasht me ardhë zjarrfikësit dhe ndihmën e shpejtë”, pohoi ai.
Siç bëri të ditur Arifi, zjarrfikësit kanë thyer murin në mënyrë që të nxirret zyrtarja e bllokuar.
























