20:35 / 14.01.2022
Goditet një këmbësore në Arrlat të Drenasit
Një veturë ka goditur një këmbësore sonte në fshatin Arrlat të Drenasit.
Telegrafi ka mësuar se këmbësorja është e moshës rreth 60 vjeç, dhe se lëndimet që ka marrë janë të rënda.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.