LDK në Vushtrri largon tre asambleistë që përkrahen PDK-në
   Komunat

LDK në Vushtrri largon tre asambleistë që përkrahen PDK-në

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosvës në Vushtrri me votat e të gjithë anëtarëve të pranishëm, ka vendos largimin e Agron Perçuku, Alban Bajrami e Behar Duraku nga grupi i asambleistëve të LDK-së dhe shkarkimin e tyre nga të gjitha pozitat.

Kjo,  për shkak se bashkuan votën e tyre me PDK-në, mbështetën zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit dhe zgjedhjen e KPF-së, e në kundërshtim me vendimin e degës së LDK-së dhe duke e dëmtuar rëndë LDK-në. 

Sipas një komunikate të LDK-së në Vushtrri, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas situatës së krijuar në Kuvendin Komunal, ku tre asambleistët Agron Perçuku, Alban Bajrami e Behar Duraku, në dy mbledhje radhazi, përkundër vendimit të degës së LDK-së, për interesa personale kanë bashkuar votat me PDK-në, duke votuar fillimisht kryesuesin PDK e pastaj sot edhe KPF. 

“Ferit Idrizi i PDK-së vazhdimisht në debate televizive deklaronte hapur e publikisht që ka mbështetjen e disa ‘aktivistëve’ të LDK. Tradhëtarët u vet demaskuan në këto dy mbledhje të Kuvendit të Komunës. Prandaj, për të gjithë aktivistët e devotshëm të LDK në Vushtrri tashmë është e qartë që këta tre persona për qëllime përfitimi personal e kanë tradhtuar besimin e elektoratit dhe aktivistëve të LDK duke dëmtuar rëndë LDK-në, madje me veprimet tinëzare të tyre edhe gjatë fushatës elektorale duke ja dhuruar PDK-së fitoren e pamerituar në Vushtrri. Kryesia e degës së LDK-së në mbledhjen e sotme vendosi me votat e të gjithë anëtarëve të pranishëm, 12 sosh, largimin e Agron Perçuku, Alban Bajrami e Behar Duraku nga grupi i asambleistëve të LDK-së dhe shkarkimin e tyre nga të gjitha pozitat e tyre në strukturat e LDK-së, për shkak se asambleistët e lartëpërmendur bashkuan votën e tyre me PDK-në, mbështetën zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit dhe zgjedhjen e KPF-së, e në kundërshtim me vendimin e degës së LDK-së duke e dëmtuar rëndë LDK-në. Për Idrizin e sekserët e tij politik, që blejnë e tregtojnë me vota asambleistësh, ju themi që janë të humbur, qeverisja juaj është e paaftë dhe pa vizion për qytetin e Vushtrrisë. Pushteti me votat të manipuliara nuk mundet të caktoj përfaqësuesit e opozitës në KPF, është praktikë jo demokratike e pa parë dhe e padëgjuar në historinë institucionale të Kosovës. LDK Vushtrri do ti drejtohet me ankesë MAPL për këtë shkelje të Kuvendit të Komunës. LDK-së në Vushtrri, ka arritur që të rikthej besimin e qytetarëve të Vushtrrisë me punë e përkushtim. Mandati i blerë i Idrizit dhe PDK do të ketë fund të keq, njësoj siç keq e kanë nisur. LDK Vushtrri do të jetë opozitë dhe gardiane e interesave të qytetarëve të Vushtrrisë”, thuhet në komunikatë.

Dega e LDK-së Vushtrri i falënderon asambleistët dhe votuesit besnik për përkrahje të parezervë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa