Seanca për votimin e Qeverisë së re – mungon deputeti i BDI-së
Rajoni dhe Bota

Seanca për votimin e Qeverisë së re – mungon deputeti i BDI-së

Në seancën për votimin e Qeverisë së re nuk është prezent edhe deputeti i BDI-së Izet Mexhiti. Ai ishte i pranishëm vetëm në momentin e hapjes së seancës, shkruan Alsat.

Për dallim nga seanca e votimit për votëbesimin e Qeverisë, kur Mexhiti ishte prezent dhe shpalosi një sërë pakënaqësisë për Qeverinë e kryesuar nga Zoran Zaev, në momentin më të rëndësishëm për Qeverinë e re e cila duhet të votohet në mesnatë, Mexhiti nuk ka qenë prezent në sallë dhe pritet që të mos jetë prezent edhe në momentin e votimit.

Alsat mëson se Qeveria e re do të ketë numra të mjaftueshëm për të marrë besimin e Kuvendit.