Handanovic: Barazim i mirë, Atalanta rival jo i lehtë!
BKT
Sport

Handanovic: Barazim i mirë, Atalanta rival jo i lehtë!

Interi barazoi kundër Atalantës dhe portieri Samir Handanovic ishte vendimtar me pritjet e tij. Pas ndeshjes, për DAZN ai deklaroi: “Është një barazim i mirë, duke marrë parasysh se si shkoi ndeshja. Mund të kishim fituar, por edhe mund të kishim humbur.

Rezultati është i drejtë, kurrë nuk është e lehtë kundër një ekipi si Atalanta. Kishim harxhuar shumë energji në Superkupë të mërkurën, pasi luajtëm edhe në shtesë, kështu që le të marrim këtë pikë dhe të shikojmë përpara për ndeshjen e radhës”.

“Pse vinte topi shpesh tek unë? Sepse shokët e skuadrës nuk lëvizin dot aq shumë si zakonisht, pasi ishin të lodhur. Portieri duhet të dijë të kontrollojë topin, kur ta çojë përpara, kur ta mbajë, të vendosë ritmin. Është pjesë e lojës ditët e sotme”.

“Pritjet? Muriel e kam njohur që kur ishim te Udinese, ndaj nuk duhet ta studioja me aq kujdes. E pashë topin, kjo është stërvitja jonë. Detyra e parë e portierit është të bëjë pritje dhe këtë bëra.

“Gara për titull? Ka shumë ndeshje për t’u luajtur, me gjithashtu kemi një që ende nuk e kemi zhvilluar. Kështu që është një rrugë e gjatë për t’u bërë. Nuk ka aspak presion, asgjë nuk është vendosur ende. Ne duam të fitojmë dhe kur nuk mundemi të fitojmë, përpiqemi të barazojmë”.