Komshiq: Dodik dhe Çoviq po e trashin politikën etno-totalitare
Kryesuesi i Presidencës tripalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq ka deklaruar se e vetmja gjë që shpëton politikisht Millorad Dodikun dhe planet e tij për ta shpërbërë shtetin është ndryshimi i ligjit zgjedhor i propozuar nga Unioni Demokratik i Kroatëve.
Komshiq u shpreh se ky propozim nga kryetari i HDZ-së, Dragan Çoviq, është “vrasje jo vetëm e perspektivës evropiane, por edhe e NATO-s”.
“Kjo gjë do të bënte Rusinë t’i fërkonte duart në kënaqësi dhe do t’i fuqizonte edhe më tej politikat separatiste të Dodikut”, shprehet Komshiq.
“Diçka e tillë do të çojë në shpërbërjen pa zë të shtetit. Ekstremizmi dhe dhuna e Dodikut është bashkë-rezultat i sistemit etno-totalitar që Çoviçi dëshiron ta bëjë më trashë”.
Madje, Komshiq aludoi edhe se Dragan Çoviq, kryetari i HDZ-së do të jetë në listën e zezë të sanksioneve amerikane.
“Kur Millanoviq flet për një njeri që është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe se ai njeri është partner i Kroacisë, aty mund t’i besojmë”, thotë Kryesuesi boshnjak i Presidencës, Zheljko Komshiq./AP























