11:00 / 18.01.2022
Fatmir Sopi fillon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë
Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Sopi ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
Sopi po dëgjohet si dëshmitar në rastin ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte, raporton “Betimi për Drejtësi”.























