52 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
BKT
   Betimi për Drejtësi

52 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe prokuroritë themelore kanë ngritur 52 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 57 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku gjithashtu thuhet se me urdhër të prokurorëve janë ndaluar për 48 orë 20 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktim të paraburgimit të 2 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Katër nga aktakuzat e ngritura kanë të bëjnë me veprën penale të dhunës në familje. Konkretisht, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”, kurse Prokuroria Themelore në Gjakovë një aktakuzë kundër një personi.


MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi