6 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Pejës
BKT
   Komunat

6 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Pejës

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë bërë të ditur se 6 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në këtë spital.

3 prej pacientëve janë me oksigjenoterapi.

Nga spitali I Pejës kanë treguar po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë kryer 609 vizita specialistike dhe mbi 5 mijë analiza.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 609 Vizita Specialistike;

– 57 Pranime;

– 214 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 6 Lindje, 1 djalë dhe 5 vajza;

– 13 Operacione;

– 33 Hemodializa;

– Analiza: 378 pacientë që kanë bërë 5,072 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 128 Rëntgen, 45 Ultra zëra, 18 CT-ja dhe 1 Mamograf;

– 52 procedura fizioterapie;

– 6 Pacientë me Covid-19. 3 pacientë janë në Oksigjen.


MË SHUME NGA    Komunat