Greqia paralajmëron zgjatje të masave kufizuese deri në fundit të Janarit
Rajoni dhe Bota

Greqia paralajmëron zgjatje të masave kufizuese deri në fundit të Janarit

Masat kufizuese në Greqi për shkak të përhapjes së COVID do të zgjaten edhe një javë pra deri në fund të muajit Janar.

Deklarata u bë nga ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris . Ai tha se komisioni do të mblidhet sot për të zyrtarizuar këtë vendim.

Të dhënat epidemiologjike përgjatë ditëve të fundit kanë shqetësuar ekspertët. Shtimi i rasteve të shtruara në spital, pacientët e intubuar dhe rastet e viktimave kanë sjellë një situatë të vështirë për sistemin shëndetësor.

Prej fillimit të vitit 2022 e deri më sot shtrimet janë rritur me 34% . Numri i të prekurve me Covid në fillim të vitit të ri ishte 3809 dhe tani është mbi 5100.  /abcnews.al