Giampaolo rikthehet te Sampdoria
BKT
Sport

Giampaolo rikthehet te Sampdoria

Sampdoria ka zyrtarizuar afrimin e Marco Giampaolo në krye të ekipit. Ai zëvendëson Roberto D’Aversa në stol, i cili u shkarkua pas humbjes së pësuar kundër Torinos.

“U.C. Sampdoria mirëpret Marco Giampaolo si trajner në krye të ekipit të parë deri më 30 qershor 2022 me një opsion deri më 30 qershor 2024.

Tekniku dhe stafit të tij u urojmë një punë të mbarë dhe shumë fat në emër të presidentit Marco Lanna, në emër të Bordit të drejtorëve dhe të gjithë kompanisë”, njofton Sampdoria.

Giampaolo e ka drejtuar më parë këtë ekip në periudhën 2016-2019, për të kaluar më pas te Milani dhe Torino në Serie A.