17:45 / 19.01.2022
Shkolla "Faik Konica" kalon mësimin në skenarin C
Shkolla Fillore “Faik Konica” në Prishtinë ka kaluar në skenarin C, për shkak të rasteve pozitive me koronavirus.
Për këtë arsye, procesi mësimor do të vijojë online.
Në njoftimin e faqes së shkollës në Facebook thuhet se nga 1.474 nxënës, 75 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke arritur normën prej 5 përqind të infektuar.
“Pas krijimit të kësaj situate Task Forca e shkollës merr vendim që shkolla të zhvillojë procesin mësimor sipas skenarit C nga data 20.01.2022 deri me datë 29.01.2022”, thuhet në njoftim.
“Gjatë javës do të përcjellim vijueshmërinë dhe në rast të nevojës do të ndërhyhet me kohë. Rekomandojmë prindërit që të i testojnë fëmijët e tyre dhe se me datë 29.01.2022 rikthehen nxënësit të cilët rezultojnë negativë”.























