Tubacioni TAP shpërndau 8.1 miliard metër kub të gazit
BKT
Rajoni dhe Bota

Tubacioni TAP shpërndau 8.1 miliard metër kub të gazit

TAP njoftoi se nga ky kapacitet total mbi 6.8 bcm arritën në Itali, ndërsa rreth 1.2 bcm u dërguan në Greqi dhe Bullgari.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) transportoi 8.1 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror në Evropë që nga fillimi i funksionimit të saj më 31 dhjetor 2020 deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Në llogarinë e saj në twitter, TAP njoftoi se nga ky kapacitet total mbi 6.8 bcm arritën në Itali, ndërsa rreth 1.2 bcm u dërguan në Greqi dhe Bullgari.

TAP është një pjesë thelbësore e Korridorit Jugor të Gazit, duke ofruar një rrugë transporti të drejtpërdrejtë dhe me kosto efektive për në vendet e Evropës Juglindore dhe më gjerë.

Gazsjellësi transporton gaz natyror nga pellgu i Kaspikut në Evropë, duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin greko-turk, e cila kalon përmes Greqisë veriore, Shqipërisë dhe Detit Adriatik përpara se të dalë në brigjet e Italisë jugore për t'u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota