Rritja e rasteve me COVID-19, Gashi: Sfidë është personeli shëndetësor
BKT
   Komunat

Rritja e rasteve me COVID-19, Gashi: Sfidë është personeli shëndetësor

Ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të numrit të rasteve me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 2 mijë e 708 raste të reja me këtë virus, nga gjithsej 10 mijë e 833 testime të kryera.

Në lidhje me këtë situatë ka folur Bujar Gashi, Drejtor i Qendrës Kryesore në Mjekësinë Familjare në Prishtinë.

Ai tha se ndër sfidat kryesore në këtë situatë, është personeli shëndetësor, përcjell Klankosova.tv.

“Pas sfidës me Omicron, pra kësaj rritje bombastike, është sfidë personeli shëndetësor. Infrastrukturë kemi mjaftueshëm, QKMF kemi mjaftueshëm, tani kemi sfidë personelit që çdo ditë prej 10 deri në 15 punonjësve shëndetësor rezultojnë pozitiv dhe shkojnë në vetizolim, deri më tani kemi mbi 70 punëtor që janë pozitivë me COVID-19”, u shpreh Gashi.


MË SHUME NGA    Komunat